Shkurt.ch
Seri mbrëmjesh informative mbi çiftet binacionale
Qendra profesionale për Integrim e Cyrihut në bashkëpunim me IG Binational Zürich, organizon një seri aktivitetesh që merren me temën e realiteteve jetësore binancionale gjegjësisht me bashkëjetesën në mes të përkatësive etnike të ndryshme brenda familjeve.
Një seri e ngjashme e organizar votin e kaluar ka pasur jehonë të mirë dhe është vizituar nga një numër i konsiderueshëm i të interesuarve.
Mbrëmja e parë e kësaj serie mbahet të mërkurën më 7 tetor me fillim në orën 19.00. Ajo është titulluar „ Partneriteti binacional: Dëshirat dhe realiteti“.
Me këtë seri aktivitetesh u drejtohemi në mënyrë të veçantë partnerëve/eve vendës, zviceranë dhe partnerëve/eve të tyre të sjellë/a nga jashtë, thuhet në komunikatën e organizatorit.
Mbrëmjet informative mund t`u shërbejnë po ashtu edhe ekpsertëve nga fusha e arsimimit të mëtejmë në temat rreth migracionit, por në radhë të parë janë konceptuar për çiftet binacionale.
Referatet mbahen në gjuhën gjermane por është në dispozicion edhe përkthimi simultan në gjuhën angleze dhe spanjolle.
Pjesëmarja është pa pagesë dhe pa paralajmërim.
Mbrëmjet e radhës në këtë seri mbahen më 28 tetor, 17 nëntor, 24 nëntor dhe 1 dhjetor 2015.
Adresa: Stadthaus
Stadthausquai 17
8001 Zürich
Për informata më të hollësishme: https://www.stadt-zuerich.ch/prd/de/index/stadtentwicklung/integrationsfoerderung/veranstaltungen_und_kurse/zwei-nationalitaeten—ein-zuhause.html
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit07 Tetor 2015
- Ora19:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit5 Maj 2024 - 14:04
E-Diaspora
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva Boksieri kosovar, Robin (Haxhi) Krasniqi, ka mposhtur portugezin Jorge Silva të shtunën, në meçin e zhvilluar...
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?