Kosova
“Serbia ka humbur 228 milionë euro nga taksa e Kosovës”
Serbia humb një milion euro në ditë për shkak të taksës doganore të Prishtinës për mallrat me origjinë serbe, ndërsa që nga vendosja e saj e deri më 24 qershor kjo shumë ka arritur në rreth 228 milionë euro. Kështu deklaroi sot ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Lajiq, transmeton Koha.net.
Ai i deklaroi TV Prva të Beogradit se kjo humbje mund të jetë edhe më e madhe, sepse ekziston mundësia që Serbia të zhduket përgjithmonë nga tregu i Kosovës.
Pas vendosjes së taksës 100 për qind nga Kosova ndaj mallrave serbe, vendet fqinje kanë hyrë në tregun kosovar dhe është pyetje e madhe nëse, po ta heqë nesër Kosova këtë masë, biznesmenët tanë, që janë 2.600, do të mund të ktheheshin në këtë treg, citon FoNet deklaratën e Lajiqit në TV Prva, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë po ashtu se Serbia i ka gati “në tavolinë” kundërmasat, kurse Qeveria “po i mat mirë” para se të marrë vendimin përfundimtar për zbatimin e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Austri
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë? Me rritjen e temperaturave dhe fillimin e sezonit të rriqrave, cila është vaksina e Austrisë ndaj...
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?