Uncategorized
Sejdiu: Kosova nuk është Serbi, Kosova është e Kosovës
Që prej 16 vjetëve, kur zyrtarisht ka përfunduar konflikti i përgjakshëm, mes fqinjëve Kosovës dhe Serbisë nuk ka asnjë përafrim. Sapo u bë e ditur rreth pjesëmarrjes së ministrit të Jashtëm të Kosovës në një konferencë në Beograd, dje erdhi ndalimi zyrtar. “Ardhja e Hashim Thaçit do të ishte një provokim”, ka thënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili kërcënonte me arrestim politikanin kosovar nëse do të shkelte tokën serbe.
Pikërisht këtë papajtueshmëri në mes të dy shteteve e ka kritikuar edhe ish-presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në një bisedë për gazetën austriake “nachrichten.at”, transmeton albinfo.ch, i cili ishte i ftuar nga ”Akademia Austriake e Paqes” në Austri.
“Kosova nuk është Serbi, Kosova është e Kosovës”, tha Sejdiu, i cili ishte një nga udhëheqësit e shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.
Shpresa ka humbur
Ish-presidenti Sejdiu ka kritikuar edhe qeverinë e Kosovës, duke thënë se kjo qeveri ka humbur shpresat e të rinjve të Kosovës. “Gjeneratat e reja e kanë humbur shpresën”, thotë ai. Kjo është arsyeja kryesore për largimin e mijëra kosovarëve gjatë muajve të fundit për në Austri dhe Gjermani. Qeveria duhej të bënte më shumë.
“Do të duhej të investohet më shumë në shpresën e njerëzve”, shprehet Sejdiu. Pas zgjedhjeve të vitit 2014, partitë kishin humbur gjashtë muaj për të formuar qeverinë e re. Vendi ka nevojë për reforma urgjente, sidomos në arsim dhe gjyqësor. Gjithashtu marrëdhëniet më ndërkombëtarët duhet të janë edhe më të mira. Ndërsa, po ashtu duhet të punohet më shumë që Kosovën ta njohin të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
Kur u pyet nëse do të kandidojë sërish për president në zgjedhjet e ardhshme, Sejdiu është përgjigjur i paqartë.
“Kjo pyetje nuk është aktuale”. Për fat të keq, ende në këtë kohë presidenti zgjidhet nga parlamenti.
albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














