Lajme
SECO nën kritika për vonesat në pagesat e papunësisë
Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) po përballet me kritika pas problemeve me sistemin e ri informatik për pagesat e papunësisë, i cili ka shkaktuar vonesa për mijëra përfitues.
Sipas një raportimi të gazetës Blick, auditimet kishin identifikuar më herët dobësi në sistemin SIPAC 2.0, përfshirë 71 probleme sigurie, nga të cilat 27 me prioritet të lartë ose kritike. Megjithatë, SECO vendosi të vazhdonte me zbatimin e platformës së re.
Përfaqësues të fondeve të papunësisë kanë deklaruar se problemet e krijuara kanë prekur drejtpërdrejt qytetarët që prisnin pagesat e tyre. Jean-Claude Frésard, drejtues i një fondi kantonal të papunësisë, tha se sistemi i vjetër duhej zëvendësuar, por mënyra e kalimit në platformën e re solli pasoja të paparashikuara.
Nga ana tjetër, SECO mohon se ka injoruar paralajmërimet dhe thotë se të gjitha rekomandimet e auditimeve janë marrë seriozisht. Zëvendësdrejtori i institucionit, Jérôme Cosandey, deklaroi se problemet nuk lidhen me sigurinë apo arkitekturën e sistemit, por me ndërveprimin mes platformave të ndryshme teknike.
Autoritetet zvicerane kanë nisur një analizë të situatës, ndërsa disa përfitues ende presin pagesat e tyre të papunësisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












