Maqedonia
Seanca e Kuvendit të Maqedonisë udhëhiqet në gjuhën shqipe
Për herë të parë në Kuvendin e Maqedonisë seanca sot nis shqip. Kreu shqiptar i Kuvendit, Talat Xhaferi, seancën e sotme pyetje deputetësh e hapi dhe vazhdoi ta udhëheqë në gjuhën shqipe.
Kjo nuk u prit mirë nga partia VMRO-DPMNE. Koordinatori i grupit parlamentar i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, theksoi se me sjelljet e këtilla kryetari i Kuvendit thyen Rregulloren e Parlamentit.
“Pikërisht këtu në Kuvendin Republikan shpejtuat që të miratoni dhe ta fuqizoni ligjin për përdorimin e gjuhëve, edhe atë me shkelje të shumta procedurale dhe ligjore. Bëtë shkelje të ligjeve, Rregullores së punës së Kuvendit si dhe Kushtetutës. Sot sërish jemi dëshmitarë se si në vigjilje të zgjedhjeve shpejtoni sërish që me shkelje të reja procedurale ta vendosni në funksion ligjin për gjuhët, vetëm për një votë më shumë si dhe për marketing politik. Këtë që po e bëni sot është në kundërshtim me nenin tre të Rregullores, në të cilin thuhet se gjatë punës së Kuvendit gjuhë zyrtare është maqedonishtja dhe alfabeti i saj cirilik”, tha Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE-së, shkruan mediat maqedone, përcjell albinfo.ch.
Në kundërpërgjigje kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, edhe një herë potencoi se ligji për përdorimin e gjuhëve është miratuar dhe i njëjti tani është edhe në fuqi, andaj akuzat e VMRO-së opozitare nuk kanë bazë.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












