Kosova
Seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës mbahet më 6 gusht
U.d. presidentja Albulena Haxhiu tha se data u caktua për t’u lënë hapësirë partive politike për dialog dhe arritjen e një konsensusi.
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht, duke filluar nga ora 10:00, përcjell albinfo.ch.
Seanca do të zhvillohet një ditë para përfundimit të afatit kushtetues, i cili skadon më 7 gusht.
Në një konferencë për media, Haxhiu tha se ka vendosur të shfrytëzojë afatin maksimal të lejuar nga Kushtetuta, me qëllim që t’u japë partive politike më shumë kohë për dialog dhe për arritjen e një marrëveshjeje.
Ajo theksoi se ka ndjekur nga afër përpjekjet për konsultime politike, duke përmendur takimet e zhvilluara nga kryeministri në detyrë Albin Kurti me PDK-në dhe LDK-në, ndërsa tha se AAK-ja nuk i është përgjigjur ftesës për takim.
Sipas Haxhiut, ende nuk ka një dakordim politik lidhur me çështjen e presidentit të ardhshëm, prandaj është vlerësuar se shtyrja e seancës brenda afatit kushtetues krijon më shumë mundësi për ndërtimin e konsensusit.
Afati i 7 gushtit buron nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. Sipas interpretimit të Kushtetueses, kjo nënkupton jo vetëm mbajtjen e seancës, por edhe përfundimin e të gjitha procedurave kushtetuese, përfshirë verifikimin e mandateve, betimin e deputetëve, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh Historia e familjes Popova është histori e punës, përkushtimit dhe dashurisë për gastronominë... -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill -
Kurti: Sunny Hill e ka vendosur Kosovën në hartën botërore të festivaleve
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor












