Shqiperia

Së shpejti, edhe 30 destinacione të reja në aeroportin e Rinasit

Është bërë e ditur se në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” do të ketë shumë shpejt dhe 30 destinacione të reja, disa prej të cilave janë bërë të ditura edhe kohë më parë, përcjell albinfo.ch.

Sipas postimit të vetë Aeroportit, destinacionet e reja janë Këln, Tel Aviv, Minsk, Varshavë, Antalya, Lviv, Zaporizhzhia, Kharkiv, Pragë, Kiev, Duseldorf, Sharm el Sheik, Hurghada, Shtutgarti, Moska, Treviso, Zyrih, Bruksel, Frankfurt, Romë, Malmo, Amstërdam, Stokholm, Peskara, Eindhoven, Katania, Paris, Riad, Genoa dhe Ankona.