Lajme
Scholz: Nuk ka integrim të Ukrainës në BE, e padrejtë ndaj Ballkanit
Gjermania shuan shpresat e Ukrainës për një anëtarësim të përshpejtuar në Bashkimin Europian.
Kancelari Olaf Scholz, duke folur në Bundestag, tha se nuk ka asnjë rrugë të shkurtër aderimi në bllokun europian, por vetëm etapa të përcaktuara qartë.
“Të bënim një përjashtim për Ukrainën, do të ishte e padrejtë për vendet e Ballkanit që gjithashtu kërkojnë anëtarësim”, u shpreh kreu i qeverisë gjermane. Scholz i dha të drejtë presidentit francez, Emmanuel Macron, lidhur me procesin e pranimit në BE, duke mbështetur deklaratën se është një procedurë e gjatë dhe e lodhshme që mund të zgjatë për dekada, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Deputetët europianë miratojnë raportin për Shqipërinë: Ka plotësuar kushtet, nisni negociatat
Në muajin prill, kancelari gjerman mbështeti përshpejtimin e procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht kërkoi nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sërish në Parlament theksoi rëndësinë e afrimit të rajonit me Unionin, për të shmangur ekspozimin ndaj ndikimeve të huaja, përfshirë Rusisë.
“Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me aspirata për anëtarësim në BE – Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova – janë angazhuar në procesin e reformave shumëvjeçare dhe janë përgatitur për anëtarësim. Nderimi i angazhimeve tona ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Sot më shumë se kurrë, integrimi i tyre është gjithashtu në interesat tona strategjike”, tha Scholz.
Scholz më tej foli për rëndësinë e ndihmave ushtarake për Ukrainën. “Ne të gjithë kemi një qëllim të përbashkët: Rusia nuk duhet ta fitojë këtë luftë, Ukraina duhet të mbijetojë”, theksoi ai. “Vetëm kur presidenti rus Vladimir Putin të kuptojë se ai nuk mund ta thyejë aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur veten, ai do të jetë i gatshëm të negociojë seriozisht paqen”, tha kancelari. Për këtë është e rëndësishme të forcohet aftësia mbrojtëse e Ukrainës, përfundoi kreu i qeverisë gjermane.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas













