Lajme
Scholz bën thirrje që të shmanget një Luftë e re e Ftoftë
Perëndimi duhet të shmangë një Lufte të re të Ftohtë, duke e ndarë botën në blloqe, deklaroi kancelari gjerman, Olaf Scholz, për revistën “Foreign Affairs”.
Scholz theksoi se duhet bërë çdo përpjekje për të ndërtuar partneritete të reja.
Ai cilësoi Kinën dhe Rusinë si dy vende që përfaqësojnë një kërcënim për një botë shumëpolare dhe theksoi nevojën për të forcuar unitetin evropian dhe transatlantik.
“Periudhat e paqes dhe prosperitetit në historinë njerëzore, si ajo që përjetoi shumica e botës në epokën e hershme të pas Luftës së Ftohtë, nuk duhet të jenë devijime nga një kohë historike në të cilën forca brutale dikton rregullat”, sipas “Foreign Affairs”.
“Bota po përballet me një Zeitenwende (pikë kthese), një zhvendosje tektonike epokale”, shtoi ai.
”Edhe nëse nuk mund ta kthejmë orën mbrapa, prapë mund të kthejmë tendencën e agresionit dhe imperializmit”, shtoi ai.
“Bota e sotme komplekse dhe shumëpolare e bën këtë detyrë më sfiduese. Për ta arritur atë, Gjermania dhe partnerët e saj në BE, SHBA, G-7 dhe NATO duhet të mbrojnë shoqëritë tona të hapura, të mbrojnë vlerat tona demokratike dhe të forcojnë aleancat dhe partneritetet tona”, tha Scholz.
“Ne duhet gjithashtu të shmangim tundimin për ta ndarë botën në blloqe edhe një herë”, tha ai.
“Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje për të ndërtuar partneritete të reja, në një mënyrë pragmatike dhe pa verbime ideologjike. Në botën e sotme të ndërlidhur, qëllimi për të avancuar paqja, prosperiteti dhe liria njerëzore kërkon një mendësi dhe mjete të ndryshme. Zhvillimi i kësaj mendësie dhe këtyre mjeteve është, në fund të fundit, edhe qëllimi i Zeitenwende”, tha Scholz.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











