Lajme
Scholz, drejt shteteve arabe në përpjekje për të siguruar gaz
Është e paqartë nëse gjatë vizitës do të arrihen marrëveshje për importin e gazit ose, në terma afatgjatë, të hidrogjenit nga rajoni në Gjermani.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, udhëtoi sot drejt Arabisë Saudite përpara se të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin, ku do të mbahet Kupa e Botës në fund të këtij viti.
Burime qeveritare theksuan për dpa se ndërsa turneu i parë i Scholz-it në gadishullin arabik do të fokusohet kryesisht në diskutimin se si të dilet nga kriza energjetike gjermane, ai do të trajtojë gjithashtu situatën e të drejtave të njeriut dhe çështjet e sigurisë.
Në metropolin saudit të Jeddah, kancelari do të takohet me princin e kurorës, Mohammed bin Salman, i akuzuar nga inteligjenca amerikane për vrasjen brutale të gazetarit Jamal Khashoggi katër vjet më parë, përcjell Albinfo.ch.
Princi i kurorës ka mohuar të ketë autorizuar krimin.
Vrasja çoi në një krizë të thellë diplomatike midis Gjermanisë dhe Arabisë Saudite. Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit, tha kur u njoftua udhëtimi se ”krimi me siguri do të luante një rol” në bisedimet e kancelarit.
Princi i kurorës fillimisht ishte kryesisht i izoluar ndërkombëtarisht pas vrasjes. Një takim me presidentin amerikan, Joe Biden, në Jeddah dhe një udhëtim në Bashkimin Evropian në korrik, gjatë të cilit ai u takua me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Paris, nisi një normalizim të marrëdhënieve të tij me liderët perëndimorë.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











