Lajme
Scholz bën thirrje për zgjerim të BE-së
Një gjë e tillë, sipas tij, do ta bënte bllokun më të aftë të përballej me sfidat globale.
Në fjalimin e tij në Kongresin e Socialdemokratëve Evropianë në Berlin, kancelari gjerman, Olaf Scholz, bëri thirrje për zgjerim të BE-së.
“Një BE me 27, 30, 36 shtete, me më shumë se 500 milionë qytetarë të lirë dhe të barabartë, mund të ketë peshë edhe më të madhe në botë. Unë jam i përkushtuar ndaj zgjerimit të BE-së. Zgjerimi drejt lindjes, do të ishte e favorshme për të gjithë ne”, deklaroi kancelari Scholz.
Kancelari Scholz bëri gjithashtu thirrje për reforma në Bashkimin Evropian, për të cilat tha se do të ndihmonin për realizimin e zgjerimit si dhe për nevojën e heqjes graduale të parimit të unanimitetit për vendimet në politikën e jashtme, por edhe në fusha të tjera, si politika tatimore.
“Nëse aspirata jonë është një Evropë gjeopolitike, atëherë vendimet e shumicës janë një forcim dhe jo një humbje e sovranitetit”, shtoi ai.
Një autonomi ushtarake për BE-në, po ashtu është një nga propozimet e Scholz, i cili bën thirrje për koordinim në furnizimin me armë dhe pajisje dhe krijimin e një force të reagimit të shpejtë të BE-së deri në vitin 2025.
“Në Evropë ne kemi nevojë për ndërveprim më të mirë të përpjekjeve tona të mbrojtjes. Në të ardhmen, Evropa do të ketë nevojë për një rritje të koordinuar të aftësive. Ne duhet ta çojmë përpara me bindje dhe së bashku mbrojtjen evropiane”, përfundoi Scholz.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










