Lajme
Scholz bën thirrje për armëpushim
Kancelari gjerman nuk beson se një ndryshim i regjimit në Rusi do të zgjidhte problemet në rajon pasi demokracia është diçka që duhet të vijë nga njerëzit.
Një armëpushim dhe negociata të mëtejshme për një tërheqje të trupave ruse nga Ukraina nevojiten urgjentisht për të ndihmuar në de-përshkallëzimin e situatës në vend, tha të kancelari gjerman Olaf Scholz.
“Sado joreale të duket kjo tani, ne nuk duhet të dështojmë të përpiqemi ta bëjmë këtë”, tha ai.
Sipas tij, kjo që po ndodh është një luftë kundër popullit ukrainas, përcjell Albinfo.ch.
Ai paralajmëroi gjithashtu se ishte e një rëndësie të madhe parandalimi i një konflikti të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë, kështu që nuk do të kishte vendim për pjesëmarrjen ushtarake të organizatës në konflikt.
Në një fazë të hershme, sanksionet e dakorduara kundër Rusisë treguan një efekt, tha Scholz.
Ai tha gjithashtu se nuk beson se një ndryshim i regjimit në Rusi do të zgjidhte problemet në rajon pasi demokracia është diçka që duhet të vijë nga njerëzit.
“Nuk ka asnjë buton që mund të shtypni për të zgjidhur të gjitha problemet. Mënyra e vetme është të jesh këmbëngulës në përpjekje për të krijuar një kornizë për negociatat dhe për të gjetur një konsensus”, transmeton ap.
Kur u pyet nëse është i befasuar për bashkimin e Hungarisë dhe Polonisë për të ndihmuar
Ukrainën, ai tha, “Aspak”.
Popujt që janë bashkuar në Bashkimin Evropian janë gjithashtu të bashkuar sepse kanë një ide të përbashkët për demokracinë, shtoi Scholz.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












