Zhvillim
Samiti, një shans me vlerë për afrimin e diasporës me atdheun
Pjesëmarrësit në samit gjatë dy ditëve patën rastin të këmbejnë informacione dhe ide lidhur me shumë çështje, mes tjerash edhe me investimet në vend. Institucionet e shtetit premtuan t`i shkurtojnë procedurat të krijojnë lehtësira për investime.
Edhe dita e dytë e Samitit të Diasporës në Tiranë ishte mjaft e ngjeshur me aktivitete për pjesëmarrësit: u morën shumë informacione dhe u bënë shumë vizita pune me karakter informacioni, veçanërisht në fushën e turizmit.
Kështu, linjat e autobusëve në shërbim të mysafirëve nga mërgata sot ishin planifikuar në drejtim të Beratit, të Shkodrës, Krujë si dhe në zonën e Tiranës.
Në zonën e Tiranës përveç qendrave kulturore si në Galerinë e Arteve, qendrën Bunker, në Bibliotekën Kombëtare etj., një publik të konsiderueshëm e kishte tërhequr Agjencia e Investimeve të Huaja “Aida”. Këtu të pranishmit u informuan objektivisht për format praktike të veprimit në rastet kur një investitor kërkon të investojë në Shqipëri. Pra kjo agjenci afron shumë lehtësira për investitorët potencialë, duke bërë gati pothuaj gjithë dokumentacionin për nisjen e investimit, u tha veç tjerash aty.
Sonte parashihet përmbyllja e aktivitetit me mbrëmjen gala duke filluar ne orën 18.00.
Nga aktivitetet e ditës së djeshme mund te veçojmë dialogun me kryeministrin Rama, i cili ishte i drejtpërdrejtë dhe pragmatik duke u përgjigjur në shumë çështje dhe pyetje te shtruara nga mërgimtarët. Në fillim te fjalës së tij kryeministri Rama tha se ky aktivitet do të mundësojë formën e strukturimit dhe koordinimit në të ardhmen për ta bërë Shqipërinë një vend evropian.
Në ministrinë e jashtme janë prezantuar dje projekte për anëtarësimin e të gjitha shoqatave të diasporës.
Ne qoftë se bëjmë një analizë të pjesës organizative, si samit i parë, ka mjaft gjëra që duhet të avancohen ose të përshtaten me qëllimin e temave. Themi kështu se disa folës, edhe në nivel ministrash të ulur në panele të ndryshme nuk sollën ndonjë gjë të re dhe konkrete. Në këto raste dukej qartë se ky staf nuk ka qartësinë e nevojshme ose projekte konkrete në çështje të ndryshme, siç ishte dhe ajo për të ngritur dinjitetin e shkollës shqipe në mërgim. Ne këtë kuadër u bë përpjekje për ngritjen e çështjeve që mund ta avancojnë gjendjen në të gjitha drejtimet.
Si do që të jetë, takimi i një numri të madh të mërgimtarëve, si atyre nga sfera e biznesit dhe sferat tjera, këmbimi i përvojave dhe ideve ishte një vlerë dhe shans i mirëseardhur për të gjithë pjesëmarrësit e samitit. Ndërkaq shtypi vendës ka dhënë vlerësime pozitive për pjesëmarrjen e një numri kaq të madh të mërgimtarëve në këtë samit të llojit të veçantë.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri





















