Kosova
Sa para do të marrë Kosova nga BE-ja për tejkalimin e krizës?
Kosova deri më tani ka arritur të përfitojë vetëm 5 milionë euro nga 3.3 miliardë euro të premtuara për vendet e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Zagrebit, bëjnë të ditur zyrtarë të Qeverisë së Kosovës në detyrë.
Bashkimi Evropian në deklaratën e Samitit të Zagrebit ka konfirmuar përkrahjen për vendet e Ballkanit Perëndimor për tejkalimin e pandemisë dhe pasojave të COVID-19 (sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi), duke ofruar fonde të BE-së me shumën totale prej 3.3 miliardë eurosh.
Këto mjete të ndara është thënë se kanë për qëllim adresimin e menjëhershëm të nevojave shëndetësore dhe humanitare të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit si dhe për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.
Zëvendësministri i Integrimit Evropian në detyrë, Taulant Kryeziu, tha për Radion Evropa e Lirë se deri më tani nga këto fonde të premtuara për Ballkanin Perëndimore në Samitin e Zagrebit Kosova ka përfituar 5 milionë euro si ndihmë për pajisje shëndetësore për Ministrinë e Shëndetësisë.
Ndërkaq, fondet e tjera, të cilat pritet të merren, janë duke u negociuar me Bashkimin Evropian.
“Nga këto fonde (3.3 miliardë euro) Kosova synon të përfitojë edhe 50 milionë euro të tjera, të cilat do të alokohen nga fondet e Instrumentit të Para-Anëtarësimit, si ndihmë për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike. Bashkimi Evropian, po ashtu synon të ndajë edhe 455 milionë euro për riaktivizim ekonomik, që do të jepen në kombinim me institucionet financiare ndërkombëtare për tërë rajonin. Kosova do të përfitojë nga kjo pako, por shuma nuk është e përcaktuar ende”, thotë Kryeziu.
Ndërkaq, në formë huaje, nga këto fonde të premtuara në Samitin e Zagrebit do të jepen 750 milionë si ndihmë makrofinanciare për tërë Ballkanin Perëndimor dhe këtu Kosova pritet të përfitojë 100 milionë euro, bën të ditur Kryeziu.
Ai shton se këto mjete që do të merren hua ndërkombëtare, do të duhet të ratifikohen me dy të tretat në Kuvend, ashtu siç parasheh edhe Kushtetuta e Kosovës.
Por, problem aktual i këtyre marrëveshjeve dhe disa të tjerave që tani vetëm janë nënshkruara me mekanizmat ndërkombëtarë mbetet ratifikimi i këtyre marrëveshjeve në Kuvendin e Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














