Koronavirusi: çast pas çasti
Sa i kushtoi pandemia, ekonomisë zvicerane
Ai konstatoi se ekonomia zvicerane po funksiononte vetëm 70-80% të nivelit të saj normal
Koronavirusi i ka kushtuar ekonomisë zvicerane deri në 16 miliardë euro në muaj, deklaroi shefi i bankës qendrore zvicerane, në një intervistë të publikuar nga disa media zvicerane sot.
“Duhet të kujtojmë krizën e naftës të viteve 1970 për të gjetur një kolaps të tillë të rritjes ekonomike”, nënvizoi Thomas Jordan në këtë intervistë të publikuar nga mediet e grupit të shypit Tamedia.
Ai konstatoi se ekonomia zvicerane po funksiononte vetëm 70-80% të nivelit të saj normal.
Ndikimi i masave të vendosura për të ndaluar përhapjen e virusit ka çuar në kosto të mëdha ekonomike që arrijnë nga 11 deri 17 miliardë franga zvicerane çdo muaj”, shtoi drejtori i Bankës Kombëtare zvicerane (BNS), transmeton ATSH.
Zvicra nuk ka urdhëruar një kufizim total të popullsisë, por ka vendosur një sërë masash urgjente në mes të marsit, veçanërisht mbylljen e restoranteve dhe pjesës më të madhe të kompanive të tjera për të luftuar kundër përhapjes së COVID-19, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













