Bota
Sa fitohet nga telefonik i ChatGPT
Këto shifra kanë nxitur gjithashtu polemika, ku Elon Musk ka akuzuar Apple se favorizon OpenAI në App Store dhe ka kërcënuar me padi në emër të kompanisë së tij të inteligjencës artificiale, xAI
Aplikacioni telefonik i ChatGPT ka gjeneruar 2 miliardë dollarë në shpenzime nga konsumatorët që nga hyrja në treg në vitin 2023, duke fituar mesatarisht 2.91 dollarë për çdo instalim.
Vetëm gjatë këtij viti, aplikacioni ka arkëtuar 1.35 miliardë dollarë, që përfaqëson një rritje prej 673% krahasuar me periudhën janar-korrik të vitit të kaluar. Aktualisht, ai gjeneron rreth 193 milionë dollarë në muaj, ndërsa në vitin 2024 fitimet mujore ishin vetëm 25 milionë dollarë, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Këto të ardhura e vendosin ChatGPT shumë përpara konkurrencës. Sipas kompanisë analitike Appfigures, aplikacioni Grok, rivali më i afërt në platformat e Apple dhe Google, ka arritur të gjenerojë vetëm 25.6 milionë dollarë gjatë të njëjtës periudhë kohore.
Këto shifra nuk përfaqësojnë të ardhurat totale të kompanive të inteligjencës artificiale, pasi përdoruesit dhe bizneset mund të abonohen përmes faqeve të internetit, ndërsa të ardhura të konsiderueshme gjenerohen edhe nga përdorimi i API-ve, një model i ngjashëm me tarifimin për shërbimet cloud.
Pavarësisht kësaj, është e qartë se inteligjenca artificiale po bëhet gjithmonë e përdorur në pajisjet telefonike. Appfigures vlerëson se për çdo instalim, ChatGPT gjeneron 2.91 dollarë të ardhura, duke lënë pas Claude me 2.55 dollarë, Grok me 0.75 dollarë dhe Copilot me vetëm 0.28 dollarë. Që nga maji i vitit 2023, aplikacioni është shkarkuar rreth 690 milionë herë në nivel global.
Këto shifra kanë nxitur gjithashtu polemika, ku Elon Musk ka akuzuar Apple se favorizon OpenAI në App Store dhe ka kërcënuar me padi në emër të kompanisë së tij të inteligjencës artificiale, xAI. Musk pretendon se menaxhimi i renditjes së aplikacioneve nga Apple shkel rregullat kundër monopolit.
Sipas të dhënave të Appfigures, shkarkimet mesatare mujore për ChatGPT tani qëndrojnë në rreth 45 milionë, një zgjerim prej 180% krahasuar me mesataren prej 16 milionë shkarkimesh në periudhën janar-korrik të vitit 2024. Në total, gjatë këtij viti, aplikacioni është shkarkuar rreth 318 milionë herë, krahasuar me 113 milionë shkarkime në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky sukses i jashtëzakonshëm i aplikacionit përkon me lançimin e modelit më të ri, GPT-5, që OpenAI e prezantoi javën e kaluar. CEO Sam Altman e përshkroi GPT-5 si një “ekspert me nivel doktorature në çdo fushë” dhe e cilësoi si përmirësimin më të madh që nga dalja në treg e ChatGPT në nëntor të vitit 2022.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













