Koronavirusi: çast pas çasti
Sa është rrezik të infektoheni gjatë fluturimit
Studimi është botuar në revistën mjekësore Mayo Clinic Proceedings
Rreziku i ekspozimit ndaj Covid-19 gjatë një fluturimi ku çdo pasagjer ka rezultuar negativ, është më pak se 0.1 për qind, sipas hulumtimeve të reja.
Studimi i ri përdori të dhëna nga rreth 10 mijë udhëtarë në aeroportet JFK, Atlanta, në Nju-Jork dhe Fiumicino në Itali.
Ky studim i kryer nga Departamenti i Shëndetësisë në Georgia dhe nga Mayo Clinic, thotë se normat e infeksionit në fluturimet ku kryhen testime për Covid-19 ishin 0.5 për qind, ose 5 në 10.000 pasagjerë, krahasuar me 1.1 për qind, ose 1 në 100 persona, në komunitet.
Dr. Henry Ting, shefi i shëndetësisë i linjës ajrore Delta, tha: “Kur kombinojmë shkallën jashtëzakonisht të ulët të infeksionit gjatë një fluturimi ku kryhen testime Covid-19, me masat e mbrojtjes në bord, përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskës dhe filtrimin e ajrit, rreziku i transmetimit është më pak se një në një milion në fluturime të gjata si për shembull, nga Shtetet e Bashkuara në Mbretërinë e Bashkuar. Këto të dhëna do të jenë më pozitive me rritjen e normave të vaksinimit dhe uljen e rasteve të reja në të gjithë botën”.
Ai shtoi: “Ne do të jetojmë me variantet e COVID-19 për njëfarë kohe”.
Studimi është botuar në revistën mjekësore Mayo Clinic Proceedings, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, shefi ekzekutiv i Aeroportit Gatwick ka bërë thirrje që të hiqet plotësisht testimi i udhëtarëve plotësisht të vaksinuar që kthehen në Mbretërinë e Bashkuar, duke i quajtur kufizimet ekzistuese të udhëtimit “të papërshtatshme”. “Në një kohë kur nivelet e vaksinimit në të gjithë Europën janë të krahasueshme, apo edhe më të mira se në Mbretërinë e Bashkuar, ka ardhur koha që testimi të hiqet krejtësisht për udhëtarët që kanë marrë dy doza vaksine”, tha ai në një deklaratë.
Shefi i aeroportit të dytë më të madh në Mbretërinë e Bashkuar shtoi se besimi i udhëtarëve në Mbretërinë e Bashkuar ishte “shkatërruar” dhe se industria e udhëtimeve kishte nevojë urgjente për një shpëtim “në mënyrë që të fillojmë të rimëkëmbemi siç duhet nga periudha më e vështirë në historinë tonë”.
E-Diaspora
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve Agjencia Turistike ju ofron përvojën më të paharrueshme në udhëtime...
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë?
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
-
Shqiptarja e veshur me xhubletë diplomon në Universitetin prestigjioz në SHBA
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë