Shkurt.ch
Sa është e vështirë të marrësh nënshtetësinë zvicerane
Në Zvicër, vendimet për shtetësinë fillimisht merren lokalisht, më pas miratohen në nivel kantoni dhe më pas në nivel federal
Nancy Holten është e mërzitur. Ajo është madje aq e mërzitur, sa që banorët e një fshati të vogël në Zvicër, që ajo e quan shtëpi, votuan dy herë për ta ndaluar atë që të bëhet zvicerane. 45-vjeçarja ka lindur në Holandë, por është zhvendosur në Zvicër kur ishte vetëm 8 vjeç.
“Zvicra është shtëpia ime”, tha Holten për agjencinë e lajmeve “AFP”.
Kur ajo aplikoi për shtetësi në vitin 2015 priste që procesi të ishte i thjeshtë, por gabohej. Si pjesë e sistemit të famshëm të demokracisë së drejtpërdrejtë të Zvicrës, disa bashki i lënë vendimet e natyralizimit të votohen nga Asambleja e qytezës, transmeton “TCH”.
Kritikët thonë se sistemi lejon vendime më të ngarkuara emocionalisht dhe ndoshta edhe më diskriminuese. Kur Holten doli në votim në fshatin me 3.500 banorë, fqinjët e refuzuan atë, përcjell albinfo.ch.
Aktiviste vegane dhe e të drejtave të njeriut, ajo ka tërhequr kritika në vend me kundërshtimin e një prej simboleve të Zvicrës, kumborët e bagëtive. Sipas saj, ato dëmtojnë kafshët. Por, kjo i vuri banorët, që refuzuan masivisht aplikimin për shtetësi, kundër saj.
Holten e apeloi votimin dhe pas dy përpjekjesh ia doli ta merrte shtetësinë vitin e kaluar. Ky është vetëm një nga rastet që kanë ngritur pikëpyetje për aplikimin e parimeve të demokracisë së drejtpërdrejtë në rastet e natyralizimit.
Në Zvicër, vendimet për shtetësinë fillimisht merren lokalisht, më pas miratohen në nivel kantoni dhe më pas në nivel federal.
Disa vite më parë, një familje nga Kosova pa t’i refuzohej kërkesa për shtetësi nga një fshat në kantonin e Bazelit, sepse u tha se ata nuk silleshin si zviceranë, sepse vishnin më shpesh tuta sesa xhinse.
Holandezja kundërshton kambanat e lopëve zvicerane por e do pasaportën e Zvicrës
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













