Kosova
Sa e përdorin internetin familjet në Kosovë?
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar për herë të parë rezultatet e Anketës së përdorimit të teknologjisë informative dhe komunikimit (TIK) për vitin 2017.
Ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe komunikimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga ekonomitë familjare dhe individët e kategorisë 16-74 vjeç, përcjell albinfo.ch.
Nga rezultatet e dala nga ky publikim, në vitin 2017 ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në kompjuterë 61.3%, përderisa 38.7% e tyre janë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në asnjë lloj pajisje elektronike kompjuterike (si: desktop, laptop, netbook, tablet), duke përjashtuar telefonat e mençur.
Ndërkaq, qasje në internet në shtëpi, nga çfarëdo lloj pajisjeje kanë pasur 88.8% të ekonomive familjare.
Kurse, përdorimi i kompjuterit dhe i internetit nga individët rezulton të jetë 38.7%, ndërsa përdorimi i internetit 82.9%.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











