Lajme
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
Të dhënat e reja të qeverisë zbulojnë se sa shtetas të huaj bëhen zviceranë dhe cilët janë ata.
Në vitin 2023, rreth 41,299 shtetas të huaj morën nënshtetësinë zvicerane, sipas të dhënave të reja të mbledhura nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM).
Kjo pasqyron një numër të ngjashëm me ata që janë natyralizuar vitet e fundit që do të thotë se tendenca është mjaft e qëndrueshme, transmeton albinfo.ch.
Pak më shumë se 17 për qind e tyre u natyralizuan sipas procesit të thjeshtuar/të shpejtë që rezervohet për bashkëshortët apo fëmijët e huaj të shtetasve zviceranë, si dhe për të huajt e gjeneratës së tretë.
Shumica, megjithatë, duhej të kalonte nëpër procedurën më të gjatë ‘të zakonshme’.
Nga erdhën këta qytetarë të rinj?
Gjysma e atyre që u natyralizuan erdhën nga Gjermania, Italia, Franca, Portugalia dhe Spanja.
Një e treta (33 për qind) vijnë nga vendet e tjera evropiane, ndërsa 17 për qind vijnë nga vendet e treta.
Çfarë tjetër tregojnë të dhënat?
Përveç numrit të marrësve të pasaportave zvicerane, SEM shikoi edhe shifrat e imigracionit për vitin 2023, shkruan thelocal.ch.
Raporti zbuloi se gjatë vitit, 181,553 shtetas të huaj u zhvendosën në Zvicër – 95 për qind nga shtetet e BE-së ose EFTA-s (Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni).
Arsyeja kryesore e lëvizjes ishte punësimi, i ndjekur nga bashkimi familjar dhe arsimimi ose trajnimi.
Njerëz nga jashtë BE-së/EFTA-s përfituan nga 7,480 leje pune – 848 iu dhanë shtetasve të Mbretërisë së Bashkuar dhe 6,632 njerëzve nga vende të tjera të treta.
Kjo do të thotë se kuota e disponueshme për këta njerëz – 12,000 gjithsej, duke përfshirë 3,500 të caktuara për britanikët – nuk u përdor plotësisht.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












