Bota
Rusia mashtroi Italinë: 80 për qind e ndihmës që dërgoi në Itali është e padobishme
Tetëdhjetë për qind e ndihmës që Rusia i ka dërguar Italisë është "e padobishme", njoftoi shtypi italian, duke cituar burime nga qarqet politike të nivelit të lartë, transmeton Zeri.info.
Pasi presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri italian Giuseppe Conte folën të shtunën e kaluar, Rusia ka dërguar 60 respiratorë dhe 100 virologë dhe epidemiologë në Itali.
Një pamje e kamionëve ushtarakë rusë gjatë rrugës nga Roma në qendër të epidemisë së Bergamos ka qarkulluar në internet javën e kaluar. “Tetëdhjetë për qind e ndihmës ruse ka pak përdorim për Italinë, ose plotësisht e padobishme, kjo nuk është asgjë tjetër veçse një mashtrim”, tha një burim anonim për gazetën, duke shtuar se ka të bëjë për pajisjet e dezinfektimit, një laborator polak për sterilizimin dhe parandalimin kimik etj.
Burimet e gazetës ‘Stampa’ thonë se paketa “Me dashuri nga Rusia” e Putinit në të vërtetë përdor shanset gjeopolitike dhe diplomatike”, dhe se Konte mori ndihmë për të siguruar marrëdhënie të mira personale me Moskën. Ambasadori rus në Itali, Segey Razov, hodhi poshtë shkrimin e Press dhe i përshkroi pretendimet si “të çoroditura”.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë










