Kosova
Rumania nuk ka presione për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Nuk ka presione të jashtme ndaj Rumanisë që të njohë pavarësinë e Kosovës.
Kështu ka deklaruar ambasadorja rumune në Serbi, Oana Cristina Popa, në një bisedë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, duke shtuar se qëndrimi i shtetit të saj ndaj pavarësisë së Kosovës është i bazuar në parime dhe në të drejtën ndërkombëtare, shkruan Kohanet, përcjell albinfo.ch.
“Kjo qasje është e njohur dhe e respektuar si e tillë në planin ndërkombëtar dhe nuk ekziston ndonjë presion i jashtëm që kjo të ndryshojë”, tha Popa, transmeton Koha.net.
Sipas ambasadores rumune, dialogu Kosovë-Serbi është i vetmi instrument për zbatimin e procesit të normalizimit dhe gjetjes së një zgjidhjeje që do t’i kënaqte interesat e të dyja palëve qëllimi i së cilës është stabiliteti afatgjatë i të gjithë rajonit dhe perspektiva evropiane, shkruan Kohanet, përcjell abinfo.ch.
“Rumania mbështet një zgjidhje gjithëpërfshirëse, të cilën do ta pranojnë të dyja palët dhe që do të forconte stabilitetin rajonal, do të ishte jetëgjatë, do të promovonte vlerat evropiane të shoqërisë multi-kulturore dhe që rëndësia e mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare të jetë e njohur në vetvete dhe të ketë mbështetje rajonale dhe mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare”, tha Popa.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













