Sporte Luftarake
Rrugëtimi i Robin Krasniqit, kampion bote në WBA
Dje në mbrëmje, Robin Krasniqi e fitoi titullin e kampionit të Botës në kategorinë gjysmë të mesme WBA, derisa mposhti me nokdaun Dominic Bosel në rundin e tretë, përcjell albinfo.ch.
Vlen të cekët se boksieri kosovar u lind në Junik të Kosovë më 1 prill 1987, derisa deri tani ka pasur disa tituj europianë, por edhe botërorë.
Historia e Robinit, emri i vërtetë i të cilit është Haxhi, është interesante dhe e dhimbshme.
Ai u largua nga Kosova për shkak të luftës në Kosovë, bashkë me familjen e tij. Ai do të vendosej në Munchen të Gjermanisë.
Debutimin profesional në boks Krasniqi e bëri më 20 tetor të vitit 2005, i cili debutim nuk ishte edhe aq i mirë, pasi që ai humbi ndaj Seven Haselhuhn, ku u nokautua në rundin e katër.
Në ndeshjen e tretë, të mbajtur më 5 janar 2006, Robini do të humbiste përsëri, prapë duke u nokautuar në rundin e katër nga Adrian Cerneaga.
Por, pas këtyre dy ndeshjeve Robin Krasniqi do të vazhdonte të fitonte për shtatë vjet rresht, duke fituar WBO dy herë për peshat e mesme.
Më 20 prill 2013, Krasniqi synoi titullin e botës kundër Nathan Clevery, por që humbi në rundin e dymbëdhjetë.
Mundësia e dytë për titull e Robinit ishte në vitin 2015, më 21 mars ku ai u mposht nga Jurgen Brahmer në rundin e nëntë në finale për ta humbur kështu rripin e WBA-së.
E treta e vërteta. Robin Krasniqi e fitoi titullin e botës WBA sonte kundër Dominic Bosel, duke u bërë kështu shqiptari i parë që ka rripin botëror në këtë kategori në boksin profesionist.
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme Dëmi ekonomik i shkaktuar vetëm nga aksidentet rrugore në Austrinë e Epërme arrin në pothuajse 1.6...
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?