Shqipëria
Banorët, të shqetësuar për “pushtimin” e pronave nga refugjatët
Ringjallja e të ashtuquajturës “Rruga Ballkanike” për refugjatët dhe emigrantët vijon të mbetet një shqetësim.
Fshati në kufirin greko-maqedonas Idomeni është në plan të parë, pasi kryetarja e tij pretendon se dyndjet e refugjatëve krahasuar me periudhën e mëparshme po rriten përsëri, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Natyrisht, ata vijnë në Idomen me qëllimin e vetëm për të qenë në gjendje të kalojnë kufirin dhe të shkojnë në Evropë. Qëllimi i tyre nuk është të qëndrojnë këtu, është thjesht pika ku ata po përpiqen të kalojnë kufirin dhe të largohen për në Evropë. Refugjatët dhe emigrantët janë shtuar gjatë muajit të fundit”, tha Xanthoula Soupli, kryetare e fshatit Idomen.
Në depot rurale të braktisura janë të dukshme edhe shenjat që ata lënë pas qëndrimit. Ata kanë arritur përmes trenave që fillojnë nga Selaniku dhe hidhen nga vagonët pak para Idomeni, duke rrezikuar jetën e tyre.
Në Idomeni së pari ata kërkojnë vende (të braktisura) në mënyrë që të kalojnë natën dhe të mbrohen nga moti i vështirë derisa të njoftohen nga ana tjetër e kufirit dhe të përpiqen të vazhdojnë udhëtimin e tyre nëpër shtigje.
Gjatë filmimit të pamjeve, një grup i vogël afganësh ishte në distancë në këmbë midis kufirit dhe Idomeni. Sipas rrëfimit të tyre, rojet kufitare të Maqedonisë Veriore i kishin identifikuar dhe i kishin detyruar të ktheheshin në Greqi.
“Tani në kufi në anën e Maqedonisë së Veriut është e vështirë. Ka shumë polici. Tani ne jemi në Greqi pa letra dhe pa para”, tha njëri prej refugjatëve.
Grupet e vogla te refugjatëve janë nga Afganistani, Pakistani, Iraku, Siria, Algjeria, Maroku. Shumica prej tyre janë burra dhe në disa raste ka edhe të mitur. Pa para ose dokumente, ose u drejtohem vendasve për ushqim ose i kërkojnë me metoda të tjera
“Ndërsa janë të uritur, ata vijnë në pronat tona, bëjnë dëme, të cilat na kushtojnë shumë. Dhe jo vetëm kaq, por (ata shkatërrojnë) të korrat tona gjithashtu, dhe shumë gjëra të tjera në fshat. Ata marrin shtëpitë tona”, u shpreh Christos Kovatsis.
Autoritetet lokale pretendojnë se prania e policisë nuk ishte aq e shpeshtë sa më parë për shkak të pandemisë.
Reagimi i policisë është që të gjithë ata që identifikohen pa dokumentet e kërkuara transferohen në qendrat e paraburgimit dhe në të njëjtën kohë fillojnë procesin e dëbimit.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













