Ekonomi
Rritja e numrit të grabitjeve, rrezikojnë tërheqjen e investitorëve në Kosovë
Krimi i organizuar e korrupsioni në Kosovë ka ndikuar në largimin e investitorëve të huaj nga Kosova.
Sipas njohësit të çështjeve ekonomike, Safet Gerxhaliu, edhe rastet në rritje të grabitjeve, përfshirë edhe sektorin bankar, mund të rrezikojnë tërheqjen e investitorëve të huaj.
Kosova nuk po arrin të krijojë ambient të përshtatshëm për tërheqjen e investimeve direkte ndërkombëtare.
Investitorët e huaj orientohen në vendet ku sundon rendi dhe ligji, në shtetet ku nuk ka korrupsion dhe krim ekonomik, thotë për Radio Kosovën eksperti për çështje ekonomike, Safet Gërxhaliu. Sipas tij, nëse vazhdohet me grabitje nëpër banka, biznese dhe pompa të benzinës, si dhe të mos funksionojë sistemi i drejtësisë, është e pamundur të ketë investime të huaja.
“Është e pamundur që të ketë investime të huaja. Është e pamundur që brendet e mëdha botërore t’ia mësyjnë Kosovës dhe është e pamundur që të mendohet që Kosova të jetë në familjen europiane”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Gërxhaliu thotë se mund të ketë justifikime të ndryshme, siç janë kamatat e mëdha bankare dhe furnizimi jo i rregullt me energji elektrike. Por ai thotë se faktor kyç është vobekësia e rendit dhe ligjit. Ndërkaq lirimi i grabitësve shkakton pasiguri te bizneset.
“Në këtë drejtim kuptohet që ne nuk mund të jemi atraktivë për investitorë dhe brende të mëdha në qoftë se nuk jemi një zë i arsyes për të mbrojtur bizneset vendore”, tha ai.
Ndërkaq kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, thotë se grabitjet nëpër pika të karburanteve rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe të punëtorëve nëpër këto pika.
“Ne si shoqatë e naftëtarëve i kemi dënuar dhe i dënojmë aktet e tilla, por tani kjo situatë është më e qetë dhe ka rënie të plaçkitjeve nëpër pika të karburanteve”, tha ai.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, 213 milionë euro ka qenë vlera e investimeve të huaja gjatë vitit 2018, kurse në vitin 2017, vlera e tyre ishte në 287 milionë euro. Bazuar në të dhënat policore në periudhën janar-shtator 2019, janë evidentuar 126 raste të grabitjeve, kurse në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë qenë 225 raste të tilla. Që do të thotë se kemi një rënie për 44%.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











