Bota
Rritet numri i të vdekurve në Strasburg, autori në kërkim
Qindra zyrtarë policorë janë duke kërkuar personin e armatosur, i cili ka lënë të vdekur tre persona dhe ka plagosur 12 të tjerë, përmes të shtënave në qytetin francez, Strasburg.
I dyshuari, i cili është i njohur për shërbimet e sigurisë ka ikur pas shkëmbimit të të shtënave me ushtarë dhe policë të armatosur të martën.
Ai besohet se është plagosur, përcjell albinfo.ch.
Të shtënat kanë ndodhur afër një zone të famshme të Tregut të Krishtlindjeve, afër sheshit, Place Kléber. Prokurori francez kundër terrorizmit ka nisur një hetim për këtë çështje.
Megjithatë motivet e incidentit ende nuk janë bërë të ditura. “Ai ka luftuar dy herë me forcat tona të sigurisë”, ka thënë ministri i Brendshëm francez, Christopher Castaner.
Duke konfirmuar vdekjen e tre personave, Castaner ka thënë se është rritur siguria në pikat kufitare si dhe në tregjet e Krishtlindjeve.
E-Diaspora
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest” Poetja e njohur shqiptare Rita Petro, (e njohur edhe si Rita Filipi), do të jetë ndër...
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare gati për projektin shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
-
Gjermani
Dy shqiptaret që morën vëmendje gjatë ndeshjes Bayern Munich-Real Madrid në Allianz Arena
Jeta në Austri
-
A do të zhvendoset nga burgu austriaku Fritzl që u dënua me burgim të përjetshëm për dhunimin e të bijës? Josef Frizl, i cili u dënua me burgim të përjetshëm pas rastit të incestit në Amstetten...
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?