Maqedonia
Rritet numri i të sëmurëve nga fruthi në Strugë
Në Strugë vazhdon të rritet numri i të prekurve nga fruthi. Së fundi janë shënuar dy raste të reja, ndërsa numri i përgjithshëm arriti në 26.
Nga spitali i Strugës thonë se dy ditët e fundit pas shpalljes së epidemisë së fruthit, është rritur edhe numri i prindërve që i sjellin fëmijët e tyre për vaksinim, përcjell albinfo.ch.
Në Strugë ditët e fundit u infektuan, gjithashtu, edhe shtatë punonjës shëndetësorë. Ndërsa, nga Qendra e Shëndetit Publik në Ohër, sigurojnë se ka vaksina të mjaftueshme.
Shkollat dhe kopshtet në Strugë u udhëzuan, që të rrisin nivelin e higjienës, të respektohen rekomandimet për dezinfektim dhe ajrosje të hapësirave, por edhe të mos pranohen fëmijë të pavaksinuar. Autoritetet shëndetësore presin që epidemia të vazhdojë të përhapet.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












