Bota
Rritet numri i rasteve të gripit të shpendëve në Gjermani
Zogjtë e egër që migrojnë drejt jugut konsiderohen përhapësit kryesorë të gripit të shpendëve
Numri i rasteve të gripit të shpendëve në Gjermani vazhdon të rritet, njoftuan sot autoritetet.
Që nga zbulimi i rasteve të para në shtator, janë regjistruar mbi 31 shpërthime në fermat tregtare të shpendëve dhe 131 raste të gripit të shpendëve në zogjtë e egër, sipas Institutit Friedrich Loeffler (FLI), që monitoron shëndetin e kafshëve.
Sipas autoriteteve. më shumë se 500 mijë pula, rosa, patë dhe gjela deti janë prekur në fermat gjermane.
Në disa lande gjermane janë therur mijëra shpendë si masë parandaluese, pasi analizat e FLI-së konfirmuan infeksione me virusin shumë ngjitës H5N1, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Zogjtë e egër që migrojnë drejt jugut konsiderohen përhapësit kryesorë të gripit të shpendëve.
Edhe pse sëmundja tashmë është e pranishme gjatë gjithë vitit në Gjermani, rreziku i infektimit rritet ndjeshëm gjatë migrimit vjeshtor.
Pika kulmore e migrimit të shpendëve ende nuk ka mbërritur, çka e mban të lartë rrezikun e përhapjes së virusit në fermat e shpendëve.
Fermerët janë këshilluar të zbatojnë rreptësisht protokollet e higjienës dhe të shmangin çdo kontakt mes shpendëve të tyre dhe zogjve të egër.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











