Lajme
Rritet numri i rasteve me Covid-19, shumë shtete të BE-së rikthejnë kufizimet
Në shumë vende të Evropës ku është hasur sërish rritje e numrit të rasteve me COVID-19, janë duke u shtrënguar masat dhe kufizimet në kuadër të luftës kundër pandemisë.
Pavarësisht programit të përhapur dhe intensiv të vaksinimit, rastet me COVID-19 të shkaktuara nga varianti më ngjitës, Delta, në vendet evropiane janë në rritje, ndërsa kjo ka shtyrë që qeveritë të marrin masa të reja.
Gjermania paralajmëroi për rritje serioze të rasteve në muajt e ardhshëm
Rastet në Gjermani në fillim të muajit ishte nën 1.000, ndërsa nga 14 korriku numri filloi të rritet mbi këtë shifër. Më 14 korrik numri i rasteve ishte 1.548, ndërsa më 21 korrik arriti kulmin për muajin përkatës me 2.203 raste. Instituti Robert Koch (RKI) njoftoi se përqindja e variantit Delta në rastet e reja është ngritur në 84 për qind. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se është shqetësuese rritja e rasteve me COVID-19, duke u bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
Situata paraqitet serioze edhe në Belgjikë, Holandë dhe Spanjë
Në Belgjikë, ku rastet në javën e 22 marsit shënuan rritje dhe arritën deri në 5.000, shënuan ulje me masat dhe përshpejtimin e vaksinimit. Qeveria në maj dhe qershor shumicën e masave i lehtësoi, por në fillim të korrikut rastet sërish shënuan rritje.Sipas mesatares së të dhënave javore të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në javën e 15-21 korrik numri i rasteve të reja është rritur për 19 për qind duke arritur në 1.407.
Ndërkohë Holanda ka parë një rritje të rasteve të reja me Covid-19. Kjo ka shtyrë drejtuesit që të shtojnë masat për parandalimin e përhapjes së virusit. Gjithashtu edhe Spanja dhe Kroacia kanë shtuar masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Në Spanjë ka probleme me disa rajone, ku numri i personave të vaksinuar nuk është në ritmet e duhura.
Nga rritja e rasteve të reja Greqia dhe Italia vendosën si masë paraqitjen e certifikatës së vaksinimit ose testit negativ për qëndrimin në restorante, bare apo dhe vende të tjera./TCH
E-Diaspora
-
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» Iniciativa më e re e partisë politike zvicerane SVP synon t’ua heqë të drejtat popullatës migrante... -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani -
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














