Shkurt.ch
Rritet numri i fëmijëve të keqtrajtuar
Në spitalet zvicerane janë regjistruar 1575 raste të fëmijëve të keqtrajtuar. Dhe ky numër është për afro 190 më i madh se ai i vitit paraprak
Vitin e kaluar është shënuar një trend shqetësues i shtimit të rasteve të ushtrimit të dhunës fizike ndaj fëmijëve. Në spitalet zvicerane janë regjistruar 1575 raste të fëmijëve të keqtrajtuar, që kanë pasur nevojë për trajtim shkruan srf.ch. Dhe ky numër është për afro 190 më i madh se ai i vitit paraprak, bën të ditur një raport i Shoqatës Zvicerane të Mjekëve të Pediatrisë.
Rastet e paraqitura kanë pasur të bëjnë me dhunë fizike ose psikike, mospërfillje dhe abuzime seksuale.
Për të bërë këtë raport, janë përdorur të dhënat nga 21 klinika të fëmijëve në gjithë Zvicrën, transmeton albinfo.ch. Numër veçanërisht i madh i keqtrajtimeve është regjistruar në Klinikën Universitare të Lozanës dhe në atë të Gjenevës.
Ndërkaq raporti gjinor sa u përket rasteve të fëmijëve të keqtrajtuar që janë regjistruar ka qenë 56% vajza dhe 44% djem. Afër gjysma e të gjithë fëmijëve të keqtrajtuar janë nën moshën 6 vjeçare.
Përveç shtimit të numrit të rasteve të dhunës, sipas raportit në fjalë është shtuar edhe intensiteti i dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve, që përbën një arsye më shumë për shqetësim.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë












