Lajme
Rriten çmimet e importit në Gjermani
Çmimet e importit të Gjermanisë u rritën me ritmin më të shpejtë që nga kriza e parë e naftës në 1974, njoftoi sot Zyra Federale e Statistikave
Çmimet e importit u rritën me 31.7% me bazë vjetore në muajin prill, pas rritjes prej 31.2% në mars. Kjo ishte rritja më e shpejtë që nga shtatori 1974, por pak më e ngadaltë se rritja e pritur prej 32%.
Rritja vjetore e çmimeve është nxitur nga rritja prej 157.4% e çmimeve të energjisë, përcjell Albinfo.ch.
Pa përfshirë naftën bruto dhe produktet e naftës minerale, çmimet e importit u rritën me 2,3% në muaj dhe me 27,6% krahasuar me vitin e kaluar. Mallrat e ndërmjetme të importuara siç raporton Dpa, ishin 26,8% më të shtrenjta se vitin e kaluar. Në të njëjtën kohë, çmimet e mallrave kapitale të importuara ishin 7,4% më të larta se në prill 2021.
Çmimet e mallrave të konsumit jo të qëndrueshme u rritën me 11.9% dhe ato të mallrave të qëndrueshme u rritën me 8%.
Të dhënat treguan se inflacioni i çmimeve të eksportit u rrit në 16% në prill nga 15,9% krahasuar me një muaj më parë. Nga muaji në muaj, çmimet e eksportit u rritën me 0.8%, pas një rritjeje prej 4% në mars.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











