Një pilot 68-vjeçar u ngrit nga aeroporti i Schänis-it të enjten pasdite për një fluturim solo me një aeroplan pa motor. Për arsye ende të panjohura, aeroplani u rrëzua në pyllin në zonën Nöchen të Reichenburg, Schwyz, në orën 13:45, transmeton albinfo.ch. Piloti vdiq para se shërbimet e shpëtimit të mbërrinin në vendngjarje.
Shërbimi i shpëtimit ajror Rega dhe departamenti i zjarrfikësve të Reichenburg u dërguan për të rikuperuar të ndjerin, sipas një deklarate nga policia kantonale, shkruan blick.ch. Mbetjet u nxorën me ndihmën e një kompanie private helikopterësh.
Sipas Ligjit Federal mbi Aviacionin, Zyra e Prokurorit Federal është përgjegjëse për hetime të mëtejshme.
Rrethanat e sakta të aksidentit po hetohen në bashkëpunim me Bordin Zviceran të Hetimit të Sigurisë së Transportit (STSB) dhe policinë kantonale të Schwyzit.
Po atë ditë, një aksident i ngjashëm ndodhi në Austri. Në shtetin e Tirolit, një pilot 72-vjeçar u vra pasi avioni i tij u përplas në një shkëmb.
(Foto: Kapo Schwyz)