Maqedonia
Rreth 4 mijë raste aktive me koronavirus në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme njoftoi për 96 raste të reja të Covid-19 nga gjithsej 724 teste të realizuara për 24 orë. Për të njëjtën periudhë kohore jetë kanë ndërruar 10 persona, katër pacientë nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe nga një pacient nga Shtipi, Tetova, Gostivari dhe Kërçova, kurse janë regjistruar 61 pacientë të shëruar, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve më Covid-19 në vend nga fillimi i epidemisë është 9.249, numri i pacientëve të shëruar është 4.871, numri i vdekjeve është 432, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3.946.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Shkup janë 1.880, në Shtip 300, në Tetovë 299, në Kumanovë 226, në Gostivar 196, në Strugë 188, në Shën Nikollë 185, në Ohër 129, në Dibër 111.
Deri më tani janë bërë gjithsej 86.543 teste të Covid-19 në vend.
Në Klinikën Infektive janë pranuar pesë pacientë. Gjithsej të hospitalizuar janë 91 pacientë, prej të cilëve në mbështetje oksigjeni janë 43 pacientë, nuk ka pacientë në makinë respiratore. Në Spitalin në Kozle të hospitalizuar janë 16 pacientë të rritur, pozitivë me Covid-19, gjashtë fëmijë pozitivë në virus, dy fëmijë dhe një nënë për të cilët dyshohet se kanë virus. Në SPQ “8 Shtatori”, janë pranuar 5 pacientë të rinj, gjithsej të hospitalizuar janë 92 pacientë. Në makinë respiratore janë tre pacientë.
Në spitalin e Manastirit të hospitalizuar janë 36, ndërsa në spitalin e Shtipit të hospitalizuar janë 51 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Kumanovë, Veles, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë të hospitalizuar janë 133 pacientë – pozitivë dhe të dyshuar në Kovid-19.
E vetmja rrugëdalje nga kjo krizë shëndetësore, siç theksohet nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, është mbajtja e detyrueshme e maskave dhe ruajtja e distancës fizike.
“Nëse u përmbahemi masave parandaluese, numri i pacientëve do të ulet”, tha Filipçe.
Sipas tij, e vetmja masë shtesë që mund të merret në konsideratë në një moment të caktuar, nëse ka tregues se duhet të vendoset masë shtesë, është kufizimi i lëvizjes, në rast se mbushen kapacitetet spitalore.
“Ne në këtë moment nuk kemi asnjë indikacion për këtë. Ne nuk mund të jetojmë të mbyllur dhe të kufizuar. Epidemia do të vazhdojë pasi të zbulohet vaksina derisa të vaksinohet një përqindje e mjaftueshme e popullatës. E kemi nënshkruar një letër drejtuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të hyrë në planin e shpërndarjes së vaksinës kur do të jetë në dispozicion”, shtoi Filipçe./MIA
E-Diaspora
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë















