Kosova
Rreth 25 mijë raste gripi në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se nga 1 tetori i vitit 2017 deri më 31 janar të vitit 2018 janë raportuar gati 25 mijë raste gripi në nivel vendi.
Sipas një njoftimi për media, IKSHPK ka treguar se saktësisht ishin regjistruar 24932 raste gripi, 3357 raste infeksione respiratore akute deh 62 raste të rënda respiratore akute.
Rastet janë raportuar nga të gjitha komunat, me numrin më të madh nga Prishtina, Prizreni dhe Podujeva.
Ky institucion ka rekomanduar që qytetarët të kenë kujdes të mos dalin në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.
“Kemi kërkuar nga Ministria e Arsimit të raportojë në baza ditore mungesat e nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, që paraqet një indikator të rëndësishëm për të rekomanduar ndërprerjen eventuale të mësimit në shkolla. Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ku ekziston mundësia e rritjes së rasteve”, përfundon njoftimi.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











