Bota
Rreth 11 milionë njerëz shikuan gjykimin e Trump-it
Rreth 11 milionë njerëz e shikuan ditën e parë të gjykimit të Trumpit
Fillimi i gjykimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Senatin amerikan, më 21 janar, tërhoqi rreth 11 milionë shikues televizivë në Shtetet e Bashkuara.
Shifra u bë publike nga Shërbimi i Vlerësimeve Nielsen.
Vlerësimet u bazuan në shikueshmërinë për katër orë e gjysmë në gjashtë rrjete televizive që e transmetuan drejtpërdrejt ditën e parë të gjykimit: ABC, CBS, NBC, MSNBC, CNN dhe Fox News.
Nielsen po ashtu njoftoi se dita e parë e hetimit të Trumpit në Dhomën e Përfaqësuesve, në muajin nëntor, është ndjekur nga rreth 13.8 milionë shikues, përcjell albinfo.ch.
Trump është presidenti i tretë në historinë e Shteteve të Bashkuara që përballet me procedura të shkarkimit.
I pari ka qenë Andrew Johnson më 1868 dhe pas tij Bill Clinton më 1998, por të dy ata janë liruar.
Trump, republikan, është akuzuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, e udhëhequr nga demokratët, për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.
Akuzat kanë dalë nga dyshimet se Trump i ka bërë presion Ukrainës për të hetuar rivalin e tij politik, Joe Biden.
Trump e mohon çdo keqbërje, ndërsa hetimet kundër tij i cilëson si “gjueti shtrigash”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












