Lajme
Rreth 1 milion udhëtarë hynë në Kosovë gjatë korrikut
Mësohet se në pikat kufitare të Kosovës, kanë hyrë më shumë se 700 mijë persona vetëm në muajin korrik, përderisa nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” gjatë këtij muaji hynë më shumë se 221 mijë persona, transmeton albinfo.ch.
Dy shtetet dominuse sa i përketë ardhjeve të mërgimtarëve janë nga Zvicra dhe Gjermania. Këto dy shtete prijnë për nga numri i ardhjeve në Kosovë këtë vit, për dallim nga shtetet e tjera nga bota, me theks të veçantë nga Evropa, transmeton tutje albinfo.ch.
Vetëm gjatë muajit korrik 2021 përmes pikë kalimeve kufitare në Republikën e Kosovës kanë hyrë 760,859 persona, thanë nga Departamenti i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (DPP).
Nga ana tjetër përmes Aeroportit të Prishtinës vetëm gjatë muajit korrik, kanë ardhur 221,729 mërgimtarë, shprehet zëdhënsja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari, Valentina Gara. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














