Kosovë
Rreth 1.4 milion turistë nga Kosova vizituan Shqipërinë brenda shtatë muajve
Destinacioni kryesor i qytetarëve të Kosovës për sa i përket kalimit të pushimeve vazhdon të mbetet Shqipëria.
Sipas raportit më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), në periudhën janar – korrik 2021, kosovarët ishin të parët në rajon për vizitat në Shqipëri.
Referuar INSTAT-it, gjatë shtatë-mujorit hyrjet e qytetarëve nga Kosova janë 1 milion e 381 mijë e 532 turistë. Thënë ndryshe, 877 mijë e 934 më shumë se për të njëjtën periudhë 2020.
Në periudhën janar – korrik 2019 ishin 1 milion e 57 mijë e 545 vizitorë nga Kosova në Shqipëri.
Vetëm gjatë muajit korrik 2021, në Shqipëri shkuan 521 mijë e 265 turistë, ndërsa gjatë korrikut të 2020-së, i cili konsiderohet si viti i pandemisë COVID-19, ishin 205 mijë e 436 qytetarë që kishin kaluar pushimet në shtetin shqiptar.
Për sa u përket vizitave për muajin korrik 2019, kosovarët përsëri ishin të parët që bënë më shumë vizita në Shqipëri, pra në një total prej 448 mijë e 896 turistë.
Pas Kosovës, nga vendet e rajonit maqedonasit janë ata që më së shumti kishin vizituar Shqipërinë. Gjatë muajve janar – korrik 2021 ishin 336 mijë e 500 qytetarë nga Maqedonia e Veriut që ishin turistë, pasuar nga malazezët me 183 mijë 747.
Greqia është shteti me uljen më drastike të vizitave në Shqipëri, me një rënie me afro 41 për qind. Hyrja e shtetasve grekë në vend është 85,836, pra në total 60,252 më pak se në të njëjtën periudhë të 2020.
Polonia ka pasur rritjen më të madhe të hyrjeve në vend apo 5 për qind, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rreth 4 për qind. Gjatë shtatëmujorit hyrjet e polakëve në Shqipëri janë 56,198, ndërkaq shtetasit amerikanë që kanë hyrë në Shqipëri numërohen 50,980 nga 11,807 që ishte një vit më herët.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë shtatë-mujorit të 2021 është 2 milionë e 846 mijë e 881, duke u rritur me 2.4 herë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Në një panoramë të përgjithshme, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë shtatëmujorit 2021 është 2 milionë e 846 mijë e 881, duke u rritur me 2.4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020./telegrafi
E-Diaspora
-
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë Mbrëmë, në hapësirat e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, u hap ekspozita... -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë” -
Sot fillon afati 11-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti











