Maqedonia
Rregullat e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore
Nëse në raundin e parë asnjë kandidat për president nuk ka marrë shumicën e nevojshme të votave, në raundin e dytë votohet për dy kandidatë që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë
Votimi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore filloi në orën 7:00 dhe zgjat pa ndërprerje deri në orën 19:00.
Nëse votimi ndërpritet për më shumë se një orë, ai do të vazhdojë për aq kohë sa ka zgjatur ndërprerja, por jo më shumë se tri orë.
Në orën 19:00 mbyllen vendvotimet. Votuesit e gjetur në objektin ku votohet u mundësohet të votojnë. Vendvotimi ku kanë votuar të gjithë qytetarët e regjistruar në ekstraktin nga Lista zgjedhore mund të mbyllet para orës 19:00, me pëlqimin paraprak nga KKZ-ja kompetente, por nuk fillon numërimin e votave para orës 19:00, transmeton albinfo.ch.
Procesverbalet dhe materialin tjetër zgjedhor, KZ i dorëzon në KKZ në afat prej 5 orëve pas përfundimit të votimit. Materiali zgjedhor i dorëzohet KKZ-së nga kryetari i KZ-së i shoqëruar nga anëtarët e interesuar të KZ-së ose përfaqësues të parashtruesve të listave dhe përfaqësues të policisë, nëse është e nevojshme.
Pas zgjedhjeve të zbatuara për President të Republikës, KKZ i mbledh rezultatet e votimit për listën e kandidatëve, përpilon procesverbal dhe së bashku me të gjithë materialin zgjedhor ia dorëzon KSHZ-së menjëherë dhe jo më vonë se 12 orë pas përfundimit të votimit, transmeton albinfo.ch.
KSHZ-ja i publikon rezultatet fillestare të zgjedhjeve të marra në mënyrë elektronike në mënyrë të njëpasnjëshme, ndërsa rezultatet në bazë të të dhënave nga procesverbali i KKZ-së në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve KSHZ-ja i shpall menjëherë dhe jo më vonë se 24 orë nga dita e përfundimit të tyre.
Për Presidentin e Republikës, në raundin e parë zgjedhor zgjidhet ai kandidati që ka marrë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i zgjedhësve të regjistruar në Listën zgjedhore.
Nëse në raundin e parë asnjë kandidat për president nuk ka marrë shumicën e nevojshme të votave, në raundin e dytë votohet për dy kandidatë që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë. Raundi i dytë i votimit zhvillohet në afat prej 14 ditëve nga dita e përfundimit të raundit të parë të votimit.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich Shtatë futbollistë me prejardhje shqiptare janë pjesë e ekipeve të moshave dhe të Bayern II... -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar
Jeta në Austri
-
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës Pas studimeve të suksesshme në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ajo vijoi specializimin në programin... -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak












