Kosova
Rrëfimi i vajzës së Pavarësisë
Vajza që do të mbushë 10 vjet më 17 shkurt
Më 17 shkurt të vitit 2008, familja Sopa nga Komuna e Lipjanit, kishin gëzim të dyfishtë. Ishin shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe ardhja në jetë e vajzës së tyre të parë të cilën e pagëzuan me emrin Pavarësia, dy gëzimet në një ditë të kësaj familjeje.
Pavarësia e ka arritur një dekadë jetë. Ajo është nxënëse e shkëlqyer e klasës së 4-rt në Shkollën Fillore “Hasan Zyko Kamberi” në fshatin Sllovi. “Mua nuk ma ka lënë askush emrin, unë kam lindur me emër”, tregon ajo për ‘Kallxo.com’.
Duke e përshkruar se çfarë ka ndodhur ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, siç i kanë treguar prindërit e saj, ajo thotë se ishte një gëzim shumë i madh për shqiptarët e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Deri në ditën e 17 shkurtit shqiptarët kanë vuajtur dhe kur erdhi kjo ditë Kosova u shpall shtet i pavarur dhe demokratik dhe atë moment unë kam lindur 5 minuta pas shpalljes së pavarësisë”, tha ajo.
Pavarësia, ka synime që të jetë një nxënëse e shkëlqyer, ndërsa profesionet që aktualisht i pëlqejnë janë tri: mësuese, doktoreshë dhe aktore.
“Unë po mendoj që është mirë të jesh nxënëse e shkëlqyeshme dhe të ardhmen e shikoj se çfarë më shkon për shtati. Por, tri profesionet që më kanë lënë përshtypje më së shumti janë aktore, doktoreshë dhe mësuese”, tha Sopa.
Ajo në fund të intervistës e ka dhënë edhe një urim.
“Ua uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë festën e pavarësisë”, tha vajza e cila do të mbush një dekadë jetë së bashku me pavarësinë e vendit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












