Kosova
ROSU në veri të Kosovës, Vuçiç vendos në gatishmëri ushtrinë
Njësia Speciale e Kosovës ROSU, ka shkuar në veri të Kosovës ku po patrullon në liqenin e Ujmanit, një ndër pikat më fragjile në diskutimet mes Beogradit dhe Prishtinës. Lajmi konfirmohet edhe nga mediat serbe.
Qeveria e Kosovës sikur i është bindur protestës së sotshme në Prishtinë, të cilët të inicuar nga Lëvizja Vetëvendosja kërkojnë mos ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, shkruan albinfo.ch.
Njësia Speciale e Kosovës ROSU, ka shkuar në veri të Kosovës ku po patrullon në liqenin e Ujmanit, një ndër pikat më fragjile në diskutimet mes Beogradit dhe Prishtiëns. Lajmi konfirmohet edhe nga mediat serbe.
Ajo që mbetet enigmë është nëse vërtet në veri të Kosovës qëndron edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Disa media pretendojnë se ROSU patrullon në veri të Mitrovicës dhe liqenin e Ujmanit, për shkak të vizitës së presidentit, por kjo deri tani nuk është konfirmuar nga presidenca kosovare.
Për shkak të këtyre zhvillimeve, i menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, i cili ka dhënë urdhër që ushtria e Serbisë të vihet në gjendje gatishmërie për luftë.
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C












