Integrimi
Rita Ora, refugjatja me kontribut në Britani
Këngëtarja londineze me rrënjë shqiptare nga Kosova, Rita Ora, është njëra nga refugjatet që ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në jetën britanike
Kështu thotë një sondazh në Britani rreth kontributit të refugjatëve për kulturën dhe trashëgiminë britanike.
Për të realizuar sondazhin “The Britain Thinks” janë anketuar rreth 2000 persona në kuadër të javës së refugjatëve për këtë vit.
Rita Ora, e cila për një kohë të shkurtër ka shpërthyer në majat më të larta të muzikës së popullarizuar të botës, kishte migruar në Londër nga Kosova në fillim të viteve ’90-a, kur ajo ishte afro 1 vjeçe.
Rreth 94% e të anketuarve besojnë se historia e plotë e Britanisë përfshin edhe rolin që ka luajtur Britania për mbrojtjen e refugjatëve.
“Sondazhi flet për kontributin e vlefshëm që kanë dhënë refugjatët për historinë dhe trashëgiminë britanike, duke sjellë me vete një talent të jashtëzakonshëm, aftësi dhe njohuri dhe duke e shndërruar Britaninë në atë vend që është sot, pikërisht në një vend të pasur me diversitet dhe gjallëri”, thotë kryetari i aktivitetit “Java e Refugjatëve” në Britani, Maurice Wren, transmeton TCH.
Ylli i muzikës, Rita Ora, ka treguar shpesh se është krenare me përkatësinë e saj shqiptare e kosovare.
Madje, në festivalin e fundit muzikor „Glastonbury“, transmetuar në mbarë botën, ajo në sfond kishte një tabelë rrugësh, ku lexohej fjala Prishtinë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht













