Muzikë
Rita Ora emocionon publikun në Ohër: Jam krenare që jam nga Kosova dhe shqiptare
Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, ka dhuruar një spektakël të paharrueshëm mbrëmjen e së shtunës në Ohër, ku performoi para mijëra adhuruesve në një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të verës.
Këngëtarja interpretoi disa prej këngëve të saj më të suksesshme, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme dhe duke bërë që publiku të këndonte së bashku me të gjatë gjithë performancës.
Përveç muzikës, Rita ndau edhe momente emocionale me fansat, duke iu drejtuar atyre në gjuhën shqipe dhe duke treguar për lidhjen e veçantë që ka me Ohrin. Ajo kujtoi se këtë vend e kishte vizituar që në fëmijëri bashkë me familjen e saj.
“Jam rritur në Londër, por zemra ime do të jetë gjithmonë në këtë pjesë të botës”, u shpreh artistja gjatë koncertit.
Rita Ora gjithashtu përshëndeti shqiptarët e pranishëm në publik dhe foli me krenari për prejardhjen e saj.
“Jam shumë krenare që jam nga Kosova dhe Shqipëria. Dua që të gjithë të jemi krenarë për atë që jemi dhe për vendin nga vijmë”, deklaroi ajo.
Performanca e saj në Ohër u prit me duartrokitje dhe entuziazëm të madh, duke konfirmuar edhe një herë afërsinë e artistes me publikun shqiptar në rajon.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












