E-Diaspora
Rita Ora e dëshiron një qen si dhuratë për Krishtlindje
Ajo më tutje është shprehur e lumtur se më në fund, pas disa javësh me stres të kaluara në SHBA do të mund të qëndrojë për festë pranë familjes së saj në Londër
Ylli i muzikës me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, ka një dëshirë speciale për festën e Krishtlindjes. Ajo e thotë shumë qartë se nën bredhin e festës e dëshiron patjetër një qen, as më pak e as më shumë.
“E dua patjetër një qen, prandaj, të shohim tash se kush po e dëgjon këtë (dëshirë). Po ashtu do të doja të mësoj se si lidhen buqetat e luleve. Më së miri do të ishte që për këtë ta kryej një workshop”, citohet të ketë thënë Rita.
Ajo më tutje është shprehur e lumtur se më në fund, pas disa javësh me stres të kaluara në SHBA do të mund të qëndrojë për festë pranë familjes së saj në Londër. “Mund t`u blej prindërve diçka për të cilën ata kanë pritur gjatë. Nuk më pritet deri të shkoj në shtëpi – kaq shumë më ka munguar, nuk jam pothuaj asnjëherë në shtëpi.
“Unë jam me prejardhje nga Shqipëria. Për ne, Krishtlindja është një rast për të bërë bashkë gjithë familjen. Unë e marr këtë gjë shumë seriozisht. Për mua kjo është një ditë kur unë zgjohem dhe nuk jam e detyruar të bëj make-up si dhe mund të ha çfarë të dua”.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













