Autotech
Risia nga Ferrari, kthen sytë nga veturat hibride dhe SUV-ët
Ferrari do të përshpejtojë përpunimin e teknologjisë hibride, duke synuar prodhimin e serive speciale, mes të cilave edhe konceptin e ri të quajtur Ikonë për të rritur të ardhurat deri në vitin 2022.
Prodhimi i SUV-it të parë, një treg jashtëzakonisht fitimprurës dhe në të cilin Ferrari është një prej të fundit që futet, është shtyrë në fund të planit strategjik 2018-2022.
Plani është prezantuar në Maranello, selia historike e grupit, nga drejtori i ri i përgjithshëm, Louis Camilleri.
Ky i fundit mori drejtimin e Ferrarit më 21 korrik pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Sergio Marchionne, i cili vdiq vetëm pak ditë më vonë, përcjell albinfo.ch.
Ferrari synon të rrisë të ardhurat e tij nga 3,4 miliardë euro që ishin në vitin 2017 në rreth 5 miliardë në vitin 2022, një rritje që do të vijë falë produkteve të reja.
“Mes vitit 2019-2022, Ferrari do të nxjerrë 15 modele të reja, me një rritje të ndjeshme të vlerës mesatare të shitjeve”, shpjegoi drejtori tregtar, Enrico Galliera.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












