Kuriozitete
Dyqan lundrues në Singapor, risi e Apple-s
Fansat e Apple-it dhe entuziastët e fotografive iu drejtuan Marina Bay-t, në Singapor, të enjten, ku u bë hapja e një dyqani të ri, i pari i tillë i Apple-s që qëndron mbi ujë, përcjell albinfo.ch.
Ndërtesa, që më herët ishte një klub nate, është një kupolë xhami që duket sikur pluskon mbi ujë, me në sfond, panoramën ikonike të Singaporit. Klientët që shpresojnë të hyjnë në dyqan, në ditën e hapjes, janë detyruar të rezervojnë një vend paraprakisht, me një numër të kufizuar njerëzish që do të lejohen brenda për shkak të masave të marra për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Vizitorët janë të shumtë dhe nuk e fshehin entuziazmin e tyre. Për ta, mundësia për të hyrë në një dyqan kaq të rrallë, me një projekt mahnitës, është unike.
E-Diaspora
-
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali Çmime për shkrimtarin nga Kosova Lan Qyqalla dhe poetin nga Shqipëria Nikollë Loka... -
Suedi
Granit Maqedonci, arbitri profesionist me origjinë nga Kosova në elitën e futbollit suedez -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë
Jeta në Austri
-
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë Libri me poezi “I dashtuni im zdrukthtar” promovohet edhe në Vjenë... -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë














