Kosova
Rihapet linja hekurudhore që lidh Prishtinën me Shkupin
Bëhet e ditur se tashmë janë përuruar dy tunele dhe është rihapur linja hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë. Në ceremoninë e organizuar të shtunën, kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar ngjarjen si ndër më të rëndësishmet, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se dy tunelet, që ishin të shembur, janë të gjata njëri 262 metra dhe tjetri 122. Sipas një njoftimi të Qeverisë, projekti i përgjithshëm parasheh 13 ura të reja dhe 7 tunele të rindërtuara sipas standardeve më të larta evropiane të transportit hekurudhor.
Kurti ka thënë se vlera e punimeve në këtë segment, nga kufiri i Maqedonisë Veriut deri në Fushë Kosovë, është mbi 164 milionë euro. Ai ka shtuar se mbi 200 milionë euro është vlera që planifikohet për segmentin e mbetur nga Fushë Kosova në Mitrovicë dhe nga Mitrovica në kufirin verior të Kosovës.
Kryeministri ka shprehur mirënjohje për Bashkimin Evropian, Bankën Evropiane për Investim dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për mbështetjen e financimit dhe rehabilitimit të kësaj linje hekurudhore, “e cila do t’i sjellë qytetarët e Kosovës edhe më pranë Bashkimit Evropian”.
“Për vite me radhë ky projekt u përballë me sfidat dhe pengesa të shumta. Ato po tejkalohen falë vendosmërisë së drejtuesve, inxhinierëve dhe punëtorëve të Hekurudhave të Kosovës — ndërmarrjes publike Infrakos, ministrisë sonë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Ekonomisë, nën ombrellën e të cilës është ndërmarrja publike Infrakos, dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve”, ka thënë kryeministri Kurti, duke shtuar se “hekurudha është një infrastrukturë shumë e rëndësishme që na lidh me rajonin dhe me Evropën dhe hap shtegun e rritjes e të zhvillimit që synojmë, e që fatkeqësisht për një kohë të gjatë u injorua derisa u degradua”.
Kurti ka theksuar po ashtu se tashmë ka filluar marrëveshja e bashkëpunimit me Shqipërinë për hekurudhën Prishtinë-Durrës. “Pastaj synojmë të ngremë portin e thatë që kthen kryeqytetin tonë në qendër të rëndësishme të tregtisë dhe të qarkullimit, pra të shpërndarjes e të akumulimit”, ka thënë ai.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se hekurudha e inauguruar të shtunën ofron mundësi më të mira për qytetarët dhe bizneset, transport më të lirë e më të shpejtë.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se me këtë hekurudhë Prishtina lidhet direkt me Shkupin dhe Selanikun, në korridorin e 10-të, që lidh direkt me portin e Selanikut, e në veri pastaj me korridorin e 10-të, duke çuar drejt Evropës.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













