Botë
Rihapet atraksioni turistik “Fontana dei Trevi”, rregulla të reja për turistët
Më në fund turistët do të kenë mundësinë të vizitojnë shatërvanin e Trevit në Romë, pas restaurimit që zgjati 3 muaj dhe që mbylli një ndër pikat më të frekuentuara të kryeqytetit italian.
I ndërtuar në shekullin e 18-të nga arkitekti italian Nicola Salvi në fasadën e Pallatit Poli, shatërvani historik priste rreth 10,000 deri në 12,000 turistë çdo vit, por tashmë në rrugët hyrëse të tij është instaluar një sistemi i ri për të shmangur grumbullimet e mëdha.
Kryetari i Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, tha se vendosja e rregullave do të lejojë të gjithë turistët të shijojnë më mirë shatërvanin, pa konfuzion.
Gualtieri tha gjithashtu se autoritetet po konsideronin të vendosnin një çmim modest për hyrjen për të financuar mirëmbajtjen e shatërvanit.
Projekti tremujor i restaurimit të shatërvanit përfshinte heqjen e mykut dhe kalciumit.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











