Kosova
Rifat Latifi, ministër i ri i Shëndetësisë në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot doktor Rifat Latifin ministër të ri të Shëndetësisë.
“Unë si kryeministër posa kam nënshkruar vendimin për ministrin e ri të Shëndetësisë. Ministri i ri i Shëndetësisë do të jetë doktor Rifat Latifi”, ka thënë Kurti në një konferencë për media, përcjell albinfo.ch.
Kurti shtoi se doktor Latifi erdhi pardje nga Nju-Jorku në Prishtinë. “Doktor Rifat Latifi ka lindur në Kllodernicë të Skenderajt. Ka studiuar për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe ka kryer dy specializime për kirurgji të përgjithshme dhe traumatologji dhe reanimacion në SHBA. Përvoja e tij akademike dhe profesionale përshin qendra spitalore dhe universitete me emër në disa shtete federale në SHBA. Doktor Latifi aktualisht punon si profesor i Departamentit të kirurgjisë në kolegjin e Nju Jorkut…”, tha Kurti.
“Faleminderit për nderin e madh që më keni bërë me këtë detyrë të jashtëzakonshme. Do të angazhohem me gjithë qenien për t’i ngritur standardet shëndetësore. Me ngritjen e kapaciteteve njerëzore, ne do të investojmë në rritjen e kualitetit të shërbimeve. Shërbimet do të krijojnë të ardhura, me të ardhurat e shërbimeve ne investojmë sërish në kualitet”, tha ministri i ri, Latifi.
Latifi jeton dhe vepron në SHBA. Ai, më 2009 ishte emëruar këshilltar për shëndetësi i kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçi.
Latifi ka potencuar se vendit do t’i ofrojnë shërbimet e ndryshme për të rinjtë, mjekët, infermierët dhe të tjerëve, duke ndikuar në ngritjen profesionale.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











