Uncategorized
Rezultatet zyrtare: Visar Ganiu fiton në Çair
(E plotësuar): Tashmë janë shpallur edhe rezultatet zyrtare, ku Visar Ganiu është shpallur fitues në Çair.
Këshilli Zgjedhor në vendvotimin 2901 në Çair, jozyrtarisht ka shpallur rezultatet e para të votimit.
Gjatë rivotimit të sotëm Visar Ganiu i BDI-së ka marrë gjithsej 169 vota, kurse Zeqirja Ibrahimi i Lëvizjes Besa ka marrë vetëm 98 vota, nga gjithsej 272 vota të hedhura sot në kutinë e votimit, raporton “Alsat”.
Në këtë vendvotimin ishin gjithsej të regjistruar 719 votues dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve, ato të datës 29 tetor, në këtë vendvotim kanë votuar 278 persona. Për kandidatin e Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi kishin votuar 164 persona, ndërkohë që për kandidatin e BDI-së, Visar Ganiu kishin votuar 98 persona, përcjell albinfo.ch.
Humbjen, si duket e ka pranuar edhe kandidati i Lëvizjes Besa, Zeqirja Ibrahimi. “Dua t’ia uroj LSDM-së fitoren në Komunën e Çairit. Kjo është fitore e vjedhur dhe nëse ata e pranojnë si të tillë ne ua urojmë. I falënderoj qytetarët që morën guximin të votojnë përkundër shumë presioneve dhe zhvatjeve. Më vjen keq për ata qytetarë që sot u burgosën me burg shtëpiak nga vagabondët e partive në pushtet dhe nga zyrtarë të policisë që abuzuan vendet e tyre zyrtare dhe nuk i lejuan qytetarët të dalin të votojnë”, deklaroi Ibrahimi.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Austri
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit? Kur punoni në një vend tjetër, është e rëndësishme të njihni të drejtat tuaja – veçanërisht...
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?
-
Bora zbardh Austrinë