Shqipëria
Revista sllovene shkruan për bregdetin e Shqipërisë
Në fund të sezonit turistik një shkrim i mirë për Shqipërinë është bërë edhe nga revista sllovene “delo.si” e cila ia ka kushtuar një reportazh bukurive që ka Shqipëria dhe shumëllojshmërive të tyre.
“Shqipëria është një vend ku është e mundur të gjesh plazhe të mbushura plot jetë, ndërkohë që shmang turizmin masiv”, kështu e nfillon shkrimin kjo gazet.
Aty theksohet se ngjyra, aroma të harruara, mirësjellje, natyrë e virgjër, por edhe një milion vepra të papërfunduara, historia, çmimet, pafund paqe, kohë për të pushur dhe kohë për të biseduar… të gjitha këto të kujtojnë Shqipërinë.
Revista flet për qytetin antik të Butrintit ndërsa thotë se vetëm pak kilometra larg, është një prej plazheve më të bukur të Shqipërisë duke i dhënë një përshkrim më në detaje Ksamilit.
“Ksamili është i mbushur me turistë më shumë se sa plazhet e Sllovenisë në kulmin e sezonit. Bizneset private kanë ndarë bregdetin duke e mbushur me shezllone. Një çadër dhe dy shezllone për gjithë ditën kushtojnë tetë euro. Vendet më të mira zakonisht janë të rezervuara, kryesisht për gjithë javën. Deti është i mrekullueshëm, por do të kishte qenë më mirë nëse turistët do të ishin tre ose katër herë më pak”, shkruan “delo.si”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













